Revista Shqiptare Social Ekonomike, është një revistë shkencore e cila ka filluar të publikohet që nga viti 1994 nga Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (www.acer.gov.al). Emri i Revistës u ndryshua në Janar të vitit 2011, nga Ekonomia dhe Tranzicioni, në Revista Shqiptare Social-Ekonomike, me ISSN 2222-5846.
Revista përfshin artikuj me cilësi të lartë shkencore mbi tematika që lidhen me çështje sociale, ekonomike, etj. Deri më tani, janë publikuar më shumë se 500 artikuj, me një fokus në çështjet ekonomike, sociale, ligjore dhe politika të ndryshme që kanë një ndikim të lartë në klimën socio-ekonomike shqiptare. Artikujt përfshijnë punime shkencore nga akademikët, raste studimore dhe analiza të ndryshme në matjen dhe ndikimin e politikave, të fokusuara kryesisht në Shqipëri.