Dr. Zef PREÇI - ka një eksperiencë prej mbi 30 vite pune si studiues në fushën e kërkimeve social-ekonomike, ideimin dhe drejtimin e kryerjes së studimeve, prezantimeve publike, hartimit të vrojtimeve kombëtare, interpretimeve dhe analizave, etj. Ai ka kryer një sërë detyrash publike si: Ministër i Ekonomisë dhe Privatizimit (1999); Këshilltar Ekonomik i Presidentit të Republikës (2002-2004); Kryetar i parë i Autoritetit të Konkurrencës (2004-2005); gjithashtu ka kryer detyra të përfaqësimit në nivele të ndryshme brenda komunitetit të biznesit dhe të shoqërisë civile. Dr. Preçi ka dhënë një kontribut të konsiderueshëm për institucione të ndryshme financiare, sistemin e Kombeve të Bashkuara dhe komunitetin e biznesit, duke ofruar ekspertizë në ndërtimin e kapaciteteve dhe menaxhimin e shërbimeve të ndryshme, me njohuri të gjerë në rajon dhe veçanërisht në Kosovë. Ai ka një serë kualifikimesh brenda dhe jashtë vendit. Ai është autor shumë artikujsh dhe studimesh dhe pjesëmarrës në shumë konferenca shkencore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Aktualisht, Dr. Preçi është kryeredaktor i Revistës Shqiptare Social-Ekonomike, përfaqësues i shoqërisë civile në Këshillin Kombëtar për barazinë gjinore, anëtar i Komisionit të ndihmës shtetërore si dhe Drejtor Ekzekutiv i QShKE (www.acer.org.al).
E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Prof. Dr. Ana Paula FERREIRA FERNANDES LOPES - Ph.D. në matematikë. Eshtë profesoreshë në Institutin e Kontabilitetit dhe Administratës së Politikave të Porto (ISCAP/ P.PORTO) që nga viti 2000. Eshtë autor dhe bashkëautor i shumë botimeve. Ka qenë koordinatore e projekteve që lidhen me përdorimin e teknologjisë dhe inovacionit pedagogjik në arsimin në distancë. Në vitin 2015, mori Çmimin për Inovacion Pedagogjik në Arsimin në Distancë. Ka qenë anëtare e Komitetit Shkencor të disa Konferencave Ndërkombëtare dhe është anëtare e Bordit Shkencor të Hyperion Economic Journal (HEJ). Ajo është recensues dhe anëtare e komitetit të programit për disa Konferenca Ndërkombëtare. Kërkuese në Qendrën e Kërkimit për Komunikim dhe Edukim (CEOS.PP) dhe studiues në Qendrën Kërkimore për Studimin e Popullsisë, Ekonomisë dhe Shoqërisë (CEPESE). Fokusi kryesor i saj në fushën e kërkimit është LMS përkrah platformat, teknologjitë informative në arsim, mësimin elektronik, paradigmën e mësimdhënie, Analizën e të mësuarit, vendimmarrjen me shumë kritere.
E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Prof. Dr. Antonio DA SILVA ROBALO ka më shumë se 35 vjet përvojë në institucionet e arsimit të lartë. Ai ka marrë PhD nga universiteti i Trier (Gjermani) në vitin 1992. Në vitin 2005 ai merr titullin profesor në ISCTE-IUL Institutin Universitar të Lisbonës. Ai ka qenë dekan për Marrëdhënie Ndërkombëtare në shkollën e Biznesit në ISCTE, ku ka dhënë mënsim në fushën e metodave sasiore dhe menaxhimit. Aktualisht fusha e tij kryesore e hulumtimit është menaxhimi ndërkulturor dhe krahasues. Ai është autor dhe bashkautor i shumë artikujve kërkimore, kumtesave në konferenca dhe studimeve. Prof. Robalo ka një eksperiencë të konsiderueshme ndërkombëtare, duke dhënë mësim në shumë vende të ndryshme, duke përfshirë Mozambik dhe Cape Verde (në portugalisht), Austria (në gjermanisht), Francë, Kinë, Makau, Japonia, Koreja, Poloni, Rep. Çeke, Rusia, Gjeorgjia (në anglisht).
E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Prof. Dr. Ing. Elena HORSKÁ - Aktualisht është profesore e Marketingut dhe Menaxhimit në Departamentin e Marketingut dhe dekane e Fakultetit të Ekonomisë dhe Menaxhimit, Universiteti Sllovak i Bujqësisë në Nitra. Në vitet 2003-2010 ka qenë zëvendës dekan për marrëdhënie ndërkombëtare dhe 2010-2014 zëvendës-rektore për marrëdhëniet ndërkombëtare. Në vitin 2011 ajo u nderua me titullin "Profesor Honoris Causa" nga ana e Shkollës së Studimeve Profesionale dhe Kërkimeve të Delhit, Neë Delhi, Indi. Orientimi i saj kryesor i kërkimit përfshin internacionalizimin brenda dhe jashtë kufijve të BE-së, identifikimin e mundësive për të bërë biznes në tregjet fqinje (Visegrad), Evropë, vendet më pak të zhvilluara dhe ato në zhvillim (fokus agrobiznesi dhe tregu agro-ushqimor), studime të konsumatorëve, neuromarketing. Ajo ka qenë profesor vizitore në Shkollën e Studimeve Profesionale dhe Kërkimeve Delhi në Nju Delhi, Indi, në Universitetin Kombëtar Kazakistik të Kazakistanit në Almaty, në Finlandë, Itali, Portugali, Spanjë dhe Irlandës dhe në programin CEEPUS në Kroaci, Hungari, Austri dhe Poloni. Ajo ka qenë një koordinatore e 6 projekteve kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare dhe 22 projekte ndërkombëtare. Ajo është autore e më shumë se 200 botimeve, përfshirë 6 tekste kombëtare / ndërkombëtare, 10 monografi kombëtare / ndërkombëtare të botuara në Sllovaki, Çeki, Poloni, Austri, Spanjë, Rumani dhe Kroaci dhe pjesëmarrse në konferenca ndërkombëtare në Tajlandë, Kinë, Maltë, Ganë, Hungari, Greqi, Poloni, Çeki, Austri, Brazil, Indonezi, SHBA dhe Singapor. Ajo është koordinatore e programit të diplomës së dyfishtë "Marketing dhe Tregti Agrare" të organizuar së bashku me Universitetin Agrare të Rusisë - Akademia Timiryazev e Moskës dhe anëtare e Agjencisë Evropiane të Akreditimit për Bordin e Shkencave të Jetës (me Sekretariatin EALS në Francë).
E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Prof. Dr. Fatmir MEMAJ - ka një eksperiencë më shumë se 30 vite në institucionet e arsimit të lartë si Lektor i Statistikës dhe Demografisë. Mori gradën PhD në vitin 1996. Në Maj të vitit 2011, Profesor i Asocuar dhe në Mars të vitit 2007 Profesor. Prof. Memaj ka një eksperiencë të gjerë në arsimim dhe ekonomi, duke theksuar: Zëvendës Ministër i Mbrojtjes për çështjet ekonomike (1992-1993); Lektor, Fakulteti i Biznesit dhe i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës (1994-1997); Drejtues i Departamentit të Statistikës në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës (1997-1998), Zëvendës Dekan, Fakulteti i Ekonomisë, UT (2003-2016), etj. Aktualisht, ai është profesor në Fakultetin e Ekonomisë, UT dhe Drejtor Ekzekutiv i Forumit Shqiptar Social-Ekonomik (ASET) ëëë.aset-al.com. Autor dhe bashkë-autor i shumë librave dhe monografive dhe mbi 50 artikujve në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, i më shumë se 80 punimeve të konferencave dhe i një sërë studimesh dhe punimesh kërkimore në fushën e tij.
E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.; Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Prof. Dr. Dr.h.c. Heinz-Dieter WENZEL - ka një eksperiencë të gjerë në çështjet ekonomike. Ai ka studiuar matematikë në Universitetin e Munster-nit dhe mori gradën PhD në vitin 1975 në Universitetin e Heidelberg-ut. Ai ka qenë Profesor i Financave Publike në Universitetin e Heidelberg-ut (1983-1985) dhe Profesor i Teorisë së Ekonomisë në Universitetin Ludwig-Maximilian, Munih (1985-1989). Nga viti 1989, ai ka qenë Profesor i Ekonomisë Publike në Universitetin e Bamberg-ut, ku ai doli në pension në vitin 2011. Nga viti 1989 deri në vitin 2011, ai ishte Drejtuesi i Grupit të Kërkimeve Ekonomike të Bamberg-ut për Qeverisjen dhe Rritjen (BERG). Gjithashtu, në vitin 2000 ai mori përsipër menaxhimin e një projekti bashkëpunues midis Universitetit të Bamberg-ut, Budapest, Sarajevë, Tiranë, Tetovë, e cila formoi një bashkëpunim ekonomik në kërkim dhe mësimdhënie. Ai është autor i shumë librave dhe artikujve shkencorë.
E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Prof. Dr. Iraj HASHI - ka përfunduar studimet e tij të Masterit në Shtetet e Bashkuara ( Universiteti i Maryland ) dhe studimet e doktoraturës në Britaninë e Madhe ( Universiteti i Keele ). Ai e filloi karrierën e mësimdhënies në Universitetin e Staffordshire në vitin 1978 si Lektor për lëndën e Ekonomisë. Aktualisht është Profesor i Ekonomisë dhe Drejtor i Qendrës për Kërkime mbi Ekonomitë në Zhvillim, në Universitetin e Staffordshire-it. Ai është i specializuar në Mikroekonomi, Ekonomi Industriale dhe që nga viti 1990, Ekonomia në Tranzicion. Ai ka koordinuar Projektin Erasmus, Socrates dhe programet e Tempus-it dhe aktivitetet e tij në Evropën Qendrore dhe Lindore. Dr. Hashi ka qenë i përfshirë në mënyrë aktive në kërkime, mësimdhënie dhe konsulencë në ekonomitë në tranzicion të Evropës Qendrore dhe Lindore që nga viti 1992, dhe ka punuar me universitetet dhe institucionet kërkimore dhe konsulencës në Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, Republikën Çeke, Kosovë, Maqedoni, Poloni dhe Rusi në një gamë të gjerë projektesh që kishin në qendër të tyre sfidat e tranzicionit në këto vende. Interesat e tij kërkimore përfshijnë: privatizimin dhe ristrukturimin, qeverisjen e korporatave, konkurrencën industriale, falimentimin dhe riorganizimin, risinë dhe ndryshimet teknike. Ai ka botuar shumë artikuj në revista shkencore dhe libra.
E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Prof. Dr. Janez PRAŠNIKAR - Profesor i Ekonomisë, është Drejtor Ekzekutiv i Institutit për Evropën Juglindore. Ai është gjithashtu themelues dhe drejtor i Programit Master i Biznesit dhe Organizimit në Fakultetin e Ekonomisë, në Universitetin e Lubjanës, program me kohë të plotë me diplomë të njohur në nivel ndërkombëtar. Ai ka qenë anëtar i Bordit Strategjik të Kryeministrit të Sllovenisë dhe të komitetit të programit të Presidentit të Sllovenisë. Si një hulumtues ai është i lidhur me Institutin William Davidson në Shkollën e Biznesit, Universiteti i Michigan, SHBA, dhe Qendrën për Hulumtime të Politikave Ekonomike (CEPR) në Londër, Mbretëria e Bashkuar. Fushat e ekspertizës të Dr Prašnikar përfshijnë ekonomitë në tranzicion, sjelljen e ndërmarrjeve, sipërmarrjen, ekonominë menaxheriale dhe marrëdhëniet e punës. Dr. Janez Prašnikar mbaruar Ph.D. në Universitetin e Lubjanës (1982). Ai ka qenë profesor vizitor në Universitetin e Berkeley (vjeshtë 1984), Universitetin Cornell (pranverë 1985) dhe Universiteti Pitsburg (vjeshtë 1987). Nga pranverë 1997-2005 ai ishte profesor i afiliuar në në Shkollën e Biznesit në Universitetin e Michiganit. Profesor Prašnikar ka kryer hulumtime dhe këshillime të politikave për kompanitë dhe qeveritë, duke përfshirë ish-Jugosllavinë, Kinën dhe Slloveninë. Ai gjithashtu ka shërbyer si president apo anëtar i Bordeve mbikëqyrës në firmat e shumta.
Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Prof. Dr. Justina SHIROKA PULA - ka më shumë se 35 vjet përvojë në institucionet e arsimit të lartë. Ajo filloi si asistente dhe mori gradën PhD në vitin 2004. Ajo ka qenë lektore në Universitetin e Tetovës (1994-1999) dhe Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë (2004-2004), si dhe universiteteve private në Prishtinë: Iliria (2006-2007), Fama (2006-2007 dhe Globus (2011). Prof Shiroka - Pula ka drejtuar Departamentin e Matematikë dhe Statistikës të Fakultetit të Ekonomisë nga 1999 deri në 2001, si dhe ka qenë Drejtuese e Bordit të Studimeve Master të Programit të Manaxhimit të Shëndetësisë (2002-2003). Përveç angazhimit të saj akademik, Prof Shiroka - Pula ka qenë Ministre e Energjisë dhe Minierave (2007-2011). Aktualisht ajo është deputete në parlamentin e Kosovës nga viti që nga viti 2011. Ajo gjithashtu ka shumë tekste shkollore nën emrin e saj në fushën vendim-marrjes manaxheriale, programimit operacional dhe sipërmarrjes. Dr. Pula është certifikuar nga programet e shumta mbi Bizneset e vogla dhe të mesme, Sipërmarrjes, dhe Gruaja në ekonomi, në Francë (Qeveria Franceze), në SHBA ( Departamenti i Shtetit ) dhe UNIFEM. Aktualisht Prof Shiroka - Pula është profesore e Menaxhimit të SME-ve, Vendimmarrjes Manaxheriale dhe Mjedisit të Biznesit në ciklin e studimeve Bachelor; Sipërmarrja e SME-ve dhe Metodave të Kërkimit në Manaxhim në ciklin e studimeve Master.
E-mail:Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Prof. Dr. Luigi D’Ambra - Profesor Statistike, Departamenti i Ekonomiksit, Institucionet e Manaxhimit (Universiteti i Napolit-Itali). Ai ka realizua një aktivitet të thelluar didaktik dhe shkencor në Universitetin e Napolit. Aktiviteti i tij është i përqendruar në analizën me shumë ndryshore, matricat, shkallët shumëdimensionale, analizat jo simetrike dhe analizat kumulative korresponduese. Subjekt tjetër e kërkimir të tij kanë qenë modelet log-bilinear dhe log-trilinear. Ka realizuar kurse mbi analizën e të dhënave dhe regresion me variabla diskrete të varura. Në vitin 2004 ka qenë koordinator i kërkimir të projektit për 4 vjet në lidhje me cilësinë e shërbimeve shëndetësore. Ishte anëtar i Këshillit SIS (Shoqëria Statistikore në Itali). Nga viti 2003 është Sekretari i ECAS (Kurset evropiane në statistikat e Avancuara). Ka organizuar disa konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, në të cilën janë diskutuar vlerësimet e sistemeve universitare. Ai gjithashtu ka redaktuar hartimin e disa librave në kuadër të cilësisë së shërbimeve. Në korrik 2015 kam marrë emërimin nga ana e Shefit të Sektorittë Vlerësimit në Agjencinë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë në Shqipëri si pedagog i jashtëm për të vlerësuar programin e studimit të ciklit të tretë, "Ph.D në Statistikë "ofruar nga Università Nostra Signora del Buon Consiglio të Tiranës. Nga viti 2011 ai është anëtar i Bordit KëshillimorJAQM (Revista e Metodave Sasiore e aplikuar) dhe Editor i Revistës Elektronike për Analizat Statistikore e Aplikuar (EJASA).
E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Prof. Dr. Nasir SELIMI është profesor në Fakultetin e Biznesit dhe Ekonomisë në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë që nga viti 2002. Në vitin 2004 - 2008 kreu funksionin e Dekanit në FBE. Lëmit në të cilat më së shumti është i përkushtuar, prof. Selimi janë ato të ekonomiksit dhe ekonomisë ndërkombëtare. Ka botuar një numër të punimeve shkencore në revista shkencore ndërkombëtare. Prof. N. Selimi po ashtu ka të botuar disa libra dhe teksteve universitare në sferën e ekonomiksit dhe ekonomisë ndërkombëtare.
E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Prof. Dr. Statty STATTEV - Rektori i Universitetit National and World Economy (UNWE). Zëvendëskryetari i Konferencës së Rektorëve në Bullgari. Nga 2003-2011 ai ka qenë zëvendës Rektor i parë i UNWE, dhe 1999-2003 -Dekan i Fakultetit të Ekonomisë së Përgjithshme të të njëjtit universitet. Në 1984-1985 është specializuar në Departamentin e Ekonomisë Politike në Universitetin shetror “M. Lomonosov ", Moskë, Rusi. Në 1989-1990 ai ka kryer një specializim Fulbright si hulumtues në Departamentin Ekonomik të Universitetit Boston, Massachusetts, USA. Si një profesor vizitor në Universitetin e Bostonit ai jep kurse të rregullta dhe verore lidhur me ekonomitë e vendeve të Evropës Lindore. Ai ka punuar si konsulent i Bankës Botërore. Ka udhëhequr dhe ka marrë pjesë në një numër të madh projektesh kombëtare dhe ndërkombëtare. Prof. Stattev është përfaqësues i Republikës së Bullgarisë dhe Anëtar i Bordit Ekzekutiv të Nismës së Evropës Qendrore për Rrjetin e Universiteteve. Ai ka më shumë se 170 publikime në bullgarisht, rusisht, anglisht, polonisht, greqisht, serbisht, dhe shqip. Ai është anëtar i Këshillit Drejtues të Bankës Kombëtare Bullgare dhe Kryetar i Bordit të Drejtorëve të kompanisë Mint.
E mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Prof. Dr. Shyqyri LLACI - është pedagog në FEUT, në fushën e Menaxhimit të Biznesit, Lidershipit dhe qeverisjes së korporatave. Ai ka titullin Doktor në fushën e menaxhimit të produktivitetit dhe është pedagog në FEUT që nga viti 2001. Prof. Dr. Shyqyri Llaci është autor dhe bashkëautor i disa teksteve universitare, një monografi dhe ka qenë i përfshirë në projekte të ndryshme dhe aktivitete lidhur me kërkimet shkencore. Gjithashtu, ka botuar shumë artikuj në Shqipëri dhe jashtë vendit, në revista dhe konferenca të njohura shkencore. Gjatë viteve 1993-1994 dhe 2008-2012 ka qenë Zv/ Dekan dhe në vitet 1994-1995 Dekan i Fakultetit të Ekonomisë. Që nga viti 2012 mban postin e Shefit të Departamentit të Menaxhimit. Anëtar i komisionit të Lartë të Akreditimit të Arsimit të Lartë për 8 vjet deri në vitin 2012. Ka botuar artikuj dhe studime shkencore mbi menaxhimin dhe biznesin, aspekte të organizmit të firmave dhe të efektivitetit organizativ, dimensione të lidershipit në mjedisin shqiptar. Menaxhimi dhe motivimi i punonjësve në shekullin e ri, qeverisja e shoqërive aksionere dhe atyre tregtare në tërësi, qeverisja e shoqërive aksionere në sektorin publik dhe në vendet e EJL, menaxhimi i produktivitetit. Fushë e interesit shkencor është edhe menaxhimi krahasues, si edhe reformimi, financimi dhe akreditimi i arsimit të lartë në Shqipëri. Së fundi, fusha e interesit shkencor fokusohet edhe tek angazhimi i punonjësve si edhe menaxhimi i talenteve në organizatat e biznesit.
E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Prof. Dr. Tomasz MROCZKOWSKI - ka një eksperiencë të gjerë në mësimdhënie. Ai ka qene lektor në universitete në Japoni dhe Evropë, duke përfshirë edhe Akademinë Kombëtare të Mbrojtjes në Japoni, Shkollën e Biznesit të Kopenhagen-it, Universiteti i Cambridge, Universiteti i Paris–Sorbonne, dhe ESCP-EAP në Paris. Ai ka realizuar shumë seminare ekzekutive të zhvillimit për kompani lider në Amerikë dhe Evropë, siç janë GM, AT&T, Union Carbide, GE dhe Polaroid. Ai ka qenë anëtar i Bordeve Redaktuesish, i shumë revistave shkencore duke përfshirë Revistën e Zhvillimit të Biznesit Global në Azinë Jugore, Revista e East-West Business, dhe Worldview-një publikim shkencor amerikan. Ai ka fituar një numër të madh grandesh nga kompanitë private dhe fondacione publike, duke përshirë Fondacioni i Andrew A. Mellon, Agjencia Amerikane për zhvillim ndërkombëtar, dhe German Marshall Fund i Shteteve të Bashkuara. Aktualisht, ai është profesor dhe drejtues i Departamentit të Biznesit Ndërkombëtar, Shkolla Kogod e Biznesit, Universiteti Amerikan, Washington DC. Ai jep mësime mbi Biznesin Ndërkombëtar dhe Menaxhimin e Tregjeve që janë në Zhvillim, në ciklin e studimeve Master. Ai është autor i shumë artikujve shkencorë, raporteve kërkimore dhe librave.
E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Prof. Dr. Yannis Tsekouras - Profesor Emeritus i Universitetit të Maqedonisë, Selanik, Greqi. Ai ka studiuar në Fakultetin e Shkencave Ekonomike dhe Politike të Universitetit të Bazelit (1962-1968), dhe Ph.D. 1968-1971 në Universitetin e Bazelit. Prof. Tsekouras u bë menaxher i projektit (Projektleiter) në Programim e Zhvillimit Ekonomik të Kantonit të Baselit, Zvicër 1971-1974. Në 1977 ai u zgjodh Profesor extraordinarious i Universitetit të Maqedonisë (ish-Shkollës së Lartë të Industrisë) Selanik, Greqi. Në 1980 ai u zgjodh profesor i Universitetit të Maqedonisë, në vitin 2004 ai u zgjodh anëtar i Parlamentit grek dhe Sekretar i Komisionit Parlamentar të Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes dhe gjatë 2007-2015 ai ishte këshilltar i Presidentit të të Greqisë. Prof. Tsekouras ishte kryetar i Departamentit të Shkencave Ekonomike në Universitetin e Maqedonisë (1987-1991, rektor i Universitetit të Maqedonisë (1991-1997. Gjithashtu ai është zgjedhur Kryetar i Departamentit të Edukimit dhe Politikës Sociale, Kryetari i Departamentit të Ballkanistikës, Sllavistikës dhe Studimeve Orientale, Drejtor i Institutit të Kërkimeve të Universitetit të Maqedonisë. Gjatë periudhës 1998-2015, Prof. Trsekouras ishte kryetar i Shoqatës së Universiteteve Ekonomike të Europën Jugore dhe Lindore dhe Rajonit të Detit të Zi (ASECU). Ai është autor dhe bashkautor i 36 teksteve universitare, monografive dhe artikujve, si dhe 22 kumtesa të paraqitura në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.
E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Prof. Dr Zhaklina PETO - Ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë pranë Universitetit të Tiranës në vitin 1995, me rezultate shumë të mira. Në vitin 1996, është emëruar pedagoge efektive pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, në Departamenitin e të Drejtës Civile, detyrë të cilën vazhdon ta kryej aktualisht. Gjatë kësaj periudhe, ka realizuar hap pas hapi të gjitha shkallët e kualifikimit shkencor dhe profesional dhe tashmë mban titullin Profesor Doktor. Përvoja shumëvjeçare në procesin e mësimdhënies si lektore e disa moduleve në nivelet Bachelor, Master dhe Doktoraturë e ka ndihmuar për të qënë një njohëse e mirë e doktrinës dhe jurisprudencës vendase dhe asaj të huaj. Formimi i saj akademik dhe profesional, si autore e disa teksteve universitare dhe publikimeve shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare me një shtrirje kohore, dëshmon për një veprimtari shkencore të pandërprerë në fushën e së drejtës. Ndër vite ka ushtruar disa pozicione drejtuese në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës si: Anëtare e zgjedhur në Këshillin Shkencor të Fakultetit të Drejtësisë, anëtare e Senatit të Universitetit të Tiranës, anëtare e Këshillit të Profesorëve, Përgjegjëse e Departamentit të së Drejtës Civile e zgjedhur në dy mandate, pozicion të cilin e ushtron aktualisht.
E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Prof. Asoc. Dr. Florian NUTA - Diplomuar në Financë në vitin 2003. Në vitin 2005, ai mori Diplomën e Masterit në Administrim Biznes në Universitetin e Dunarea-s, Galati. Në vitin 2009, ai mori gradën e PHd në Ekonomiks. Prof. Nuta ka realizuar studimet e tij post-doktorale në Universitetin e Messinë-s (IT) dhe CNAM Paris (FR) në fushën e Përgjegjësisë Sociale dhe Mjedisore e SME-ve. Ai është Redaktor Ekzekutiv i Revistës së Kontabilitetit dhe Menaxhimit dhe anëtar i disa bordeve këshilluese të revistave shkencore. Prof. Nuta është koordinator i Laboratorit të Kontabilitetit dhe Kërkimeve Fiskale, dhe ka një përfshirje aktive në nismat kombëtare dhe ndërkombëtare kërkimore. Ai është autor dhe bashkautor i shumë librave, më shumë se 30 artikuj të botuar në revista shkencore të njohura ndërkombëtare dhe më shumë se 40 punime nëpër konferenca. Aktualisht ai është Lektor në Universitetin e Danubius Galati, Fakulteti i Shkencave Ekonomike, Rumania, i përfshirë në aktivitetet e menaxhimit kërkimor dhe mësimdhënies në fushën e financave dhe kontabilitetit.
E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Prof. Asoc. Dr. Laura TAFARO - është Profesore e Asociuar në Universitetin e Barit (Departamenti Jonico i Sistemeve të Ekonomisë dhe Ekonomisë së Msdheut). Ajo ka më shumë se 20 vjet përvojë didaktike në Kurset Universitare të të Drejtës civile dhe private, fillimisht si lektore, pastaj si Asistent Profesore dhe më në fund si Profesore e asociuar. Ka mbrojtur doktoraturën në të Drejtën Civile në 2003. Në vitin 1997 u pranua në Shkollën e Specializimit në të Drejtën Civile në Universitetin e Camerino; në vitin 2001 fitoi pozicionin e asistent profesores në të drejtën private, në vitin 2004 fitoi titullin profesore e asociuar. Nga viti 2006 deri në vitin 2012 ka qenë anëtare e Bordit të Mësimdhënies të programit PhD të të Drejtës Civile; nga viti 2007 e në vazhdim ajo është anëtare e Komiteteve të ndryshme të Fakultetit dhe ka disa detyra Institucionale (Zëvendësshefe e Departamentit, Zëvendës dekane, Kryetare e Këshillit të Kualifikimeve). Aktualisht, ajo është Dekane e Shkollës në Shkencë dhe Menaxhim Teknik Nautical. Ajo ka një përvojë të gjerë në arsimin universitar dhe pasuniversitar, si drejtuese, propozuese dhe koordinatore shkencore të disa kurseve të avancuara dhe kurse trajnimi (2007-2013). Prej vitit 2000 e në vazhdim, ajo ka bashkëpunuar dhe ka qenë Koordinatore Shkencore për projekte të ndryshme kërkimore. Prej vitit 2005 e në vazhdim ka realizuar punime shkencore dhe leksione të ndryshme, të paraqitura në takime të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare në fushat e saj kërkimore. Eshtë autore dhe bashkëautore e monografive dhe eseve të botuara në takime Kombëtare dhe Ndërkombëtare dhe është anëtare e redaksisë dhe e Komitetit Shkencor në disa Komitete Shkencore Kombëtare dhe Ndërkombëtare.
Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.