Objektivat e RSHSE janë nxitja e debatit shkencor dhe promovimi i propozimeve efektive të fokusuara kryesisht çështjet ekonomike dhe sociale, nëpërmjet punimeve me një cilësi të lartë akademike.
Punimet e botuara në Revistën Shqiptare Social-Ekonomike, në përmbajtjen e tyre trajtojnë çështje në sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë sonë kombëtare si: zhvillimet ekonomike; tregjet financiare; kursimet dhe investimet kapitale; qeverisja e koorporatave dhe financat; politikat fiskale dhe monetare; papunësia; sigurimet sociale; zhvillimi i turizmit në Shqipëri; lufta kundër korrupsionit; konomia informalë; manaxhimi i sipërmarrjes etj.
Revista Shqiptare Social-Ekonomike është një revistë periodike tre-mujore. Qëllimi kryesor i Revistës është promovimi i punimeve me një nivel të lartë kërkimi, të fokusuara kryesisht në fushën ekonomike dhe sociale. Cilësia e Revistës përmirësohet në në mënyrë të vazhdueshme nëpërmjet rishikimit të të gjithë punimeve të publikuara nga Grupi i Recensuesve dhe nga komentet e Grupit të Redaksisë mbi përmbajtjen dhe formën e artikujve.