Thirrje për artikuj
Redaksia e Revistës Shqiptare Social-Ekonomike, fton të gjithë të interesuarit të dërgojnë punimet e tyre për numrin e rradhës të revistës.
Grupi i Redaksisë fton Studiuesit e rinj të fushës së shkencave sociale dhe ekonomisë; Specialistët dhe hartuesit e politikave publike në fushën e ekonomisë, financave, bankave, etj, në institucionet shtetërore qendrore dhe vendore; Studentët e diplomuar që janë në nivele të përparuara kërkimesh; Studiues të huaj të interesuar për zhvillimet makro dhe mikroekonomik, të paraqesin punimet e tyre të cilat mund të jenë pjesë e Revistës së radhës.
Në qoftë se doni që punimi juaj të jetë pjesë e botimit të rradhës së Revistës Shqiptare Social-Ekonomike, ju mund të dërgoni aplikimet tuaja në çdo kohë. Të gjithë artikujt e dërguar do të rishikohen nga Grupi i Recensuesve, për të parë nëse ai është në përputhje me të gjitha standardet shkencore të vendosura. Vendimi final në lidhje me pranimin ose jo të artikullit, do të bazohet mbi raportin vlerësues të dhënë nga Grupi i Recensuesve. Nëse atrikulli juaj pranohet, ai do të publikohet në numrin e rradhës.
Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (QSHKE) nuk është përgjegjëse për mendimet e shprehura nga autorët në artikujt e tyre. Mendimet janë thjeshtë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë as opinionet e QSHKE-së dhe as qëndrimet dhe opinionet e institucioneve ku autorët punojnë.