· Titulli i punimit
· Lista e autorëve
· Abstrakti
· Fjalët kyçe
· Hyrje
· Pjesa e përmbajtjes
· Rezultatet
· Literatura
Titulli i punimit: Sigurohuni që titulli të jetë specifik dhe konciz. Titulli duhet të jetë i vendosur në qendër të paragrafit, i shkruar i gjithi me germa kapitale, madhësia e shkrimit-14, Times New Roman, bold.
Lista e autorëve: Emri dhe mbiemri i plotë (mbiemri duhet të jetë i shkruar me germa kapitale). Të dhënat mbi autorin/autorët duhet të përfshijnë: Departamenti, universiteti apo organizata, qyteti, shteti, emaili, të vendosura në Footnote.
Abstrakti: Artikulli duhet të shoqërohet patjetër me një abstrakt në gjuhën angleze, i cili duhet të jetë midis 150-250 fjalë, madhësia e shkrimit 10. Në abstrakt nuk duhet të ketë citime.
Fjalët kyçe: Duhet të ketë të paktën tre fjalë kyçe, të jenë të ndara me presje. Fjalët kyçe duhet të jetë me fontin bold, italic.
Hyrje: Hyrja duhet të pasqyrojë kontekstin e punimit.
Pjesa e Përmbajtjes: Këtu duhet të përfshihen idetë kryesore të propozuara, rezultatet dhe diskutimet. Fonti dhe madhësia e shkrimit Times New Roman, 10.5.
Tabelat dhe Grafikët: Tabelat statistikore duhet të kenë titullin dhe numrat e tyre në një rend vijues. ( P.sh. Tabela 4. Numri i popullsisë në Shqipëri). Grafikët duhet të kenë titullin dhe numrat e tyre, ku numërimi të bëhet me numra arab, pavarësisht nga numri i tabelave, dhe në rend vijues. (P.sh. Grafiku 4. Struktura e popullsisë sipas gjinisë)
Konkluzionet: Në fund të punimit, duhet që të autori/autorët të përmbledhin gjetjet dhe të përgjithësojnë rëndësinë e tyre, duke rekomanduar kërkime të mëtejshme.
Literatura: Në artikull është shumë e rëndësishme referimi i burimeve bibliografike në formën e literaturës se konsultuar. Ajo duhet të jetë e renditur sipas mbiemrit të autorëve; titullit të botimit, vitit, etj(P.sh. Kodra, A., “Probleme të Ekonomive në Tranzicion”, Revista Shqiptare Social Ekonomik Nr. 1 (5), 2011, Tiranë, 2011)
Një format të thjeshtë të punimit, mund ta gjeni duke klikuar këtu.